KARAGAÇ

BOROZANI/Arkiv/Erdis Driza
Peja shkel Vëllaznimin e përgjysmuar
12 December, 2014 @19:26
Peja ka vazhduar formën e mirë në Superligë, duke e mposhtur Vëllaznimin e përgjysmuar me rezultat të thellë 111-69.
Fitorja e Pejës ka qenë e padiskutueshme që nga momentet e para të ndeshjes, derisa verdhezinjtë e Boris Kurtovicit shënuan dyfish më shumë se Vëllaznimin që në çerekun e parë, 26-13.
Me ritëm gati të njejtë vazhdoi Peja edhe në çdo çerek të radhës për të demoluar tërësisht ekipin e Jeton Nixhës, që pësoi humbjen më të thellë të stinorit sonte, në Karagaç.
Trajneri i pejanëve, Boris Kurtovic, i dha hapësirë të gjithë basketbollistëve që i kishte në dispozicion në fitoren e thellë prej 42 pikë epërsi.
Alban Veseli dhe Hrvoje Puljko kanë qenë më efikasët te ekipi pejan me nga 18 pikë të shënuara, derisa edhe të rinjtë si Blendi Kadusha, Arti Hajdari e Ardit Beqiri kanë fituar të drejtën e lojës - ku asnjëri nga verdhezinjtë nuk ka mbetur pa shënuar pikë.
Vëllaznimi, pa Dino Hodzicin, Phil Brooksin, ish treshen e Trepçës, Imer Tahiri, Besnik Azemi dhe Korab Prekazi - ka qenë një ekip modest ku Mario Hajdic, bashkë me Genti Zekën kanë shënuar pikë maksimale për ekipin, nga 19 sosh.
Statistikat individuale te Peja
1 | Alban Veseli | 18 pikë | 2 asistime | 4 kërcime |
2 | Hrvoje Puljko | 18 pikë | 3 asistime | 9 kërcime |
3 | Rron Grapci | 13 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
4 | Jozo Brkic | 12 pikë | - | 3 kërcime |
5 | Drilon Hajrizi | 11 pikë | 2 asistime | 4 kërcime |
6 | Teo Simovic | 9 pikë | 3 asistime | 8 kërcime |
7 | Arti Hajdari | 9 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
8 | Vigan Radoni | 7 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
9 | Jan Mocnik | 6 pikë | 9 asistime | 1 kërcim |
10 | Samir Shaptahovic | 4 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
11 | Blend Kadusha | 2 pikë | 1 asistim | 1 kërcime |
12 | Ardit Beqiri | 2 pikë | 1 asistim | - |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Genti Zeka | 19 pikë | 2 asistime | 3 kërcime |
2 | Marijo Hajdic | 19 pikë | 3 asistime | 8 kërcime |
3 | Lorik Kllokoqi | 15 pikë | 6 asistime | |
4 | Qëndrim Ajazaj | 7 pikë | - | 11 kërcime |
5 | Arianit Bytyqi | 5 pikë | - | - |
6 | Kreshnik Avdija | 2 pikë | - | 1 kërcim |
7 | Leutrim Berisha | 2 pikë | - | - |
8 | Driton Rraci | - | 2 asistime | 6 kërcime |