#21
Pensionohet numri 21 te San Antonio
16 November, 2016 @20:53
Kryesia e San Antonio Spursit, vendosi që ta nderojë basketbollistin legjendar Tim Duncan, duke ia pensionuar numrin e tij 21 në sallën AT&T Center.
Fanella e Tim Duncanit, do të pensionohet me datën 18 dhjetor, në ndeshjen kundër New Orleans Pelicansit.
Tim Duncan është draftuar në vitin 1997 dhe deri më 2016 ka luajtur në San Antonio pa u transferuar në ndonjë skuadër tjetër, ndërsa gjatë kësaj periudhe është shpallur 5 herë kampion me “mamuzat”.
Duncan do të jetë lojtari i tetë i San Antonios që do t’i pensionohet numri, ndërsa deri më tani numrat të paprekshëm te Spursat janë: Bruce Bowen (12), Sean Elliot (32), George Gervin (44), Avery Johnson (6), Johnny Moore (00), David Robinson (50) dhe James Silas (13).