KBF TREPÇA - KBF PENZA

Penza e mbylli stinorin e rregullt me fitore
1 April, 2021 @20:44
KBF Penza e mposhti KBF Trepçën në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt me rezultat 45-98.
Skuadra pejane dominoi nga minuta e parë deri në fund të ndeshjes.
Diedona Halitaj ishte koshashënuesja më e mirë te Penza me 27 pikë, kurse u dalluan edhe Ermelinda Gjukaj me 18 pikë e Tringa Ukaj me 14 pikë.
Te Trepça u veçua më së shumti Sihana Ramoja me 22 pikë.
Penza me 13 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Trepça në pozitën e fundit gjendet pozitën e fundit me 1 fitore e 19 humbje.