DRITA - ISTOGU

Sigurohet pozita e parë, pas super duelit
1 April, 2021 @19:39
Derbin në mes të Dritës dhe Istogut, i takoi skuadrës gjilanase.
Drita e mposhti kundërshtarin me rezultat 87-85 dhe e siguroi pozitën e parë në stinorin e rregullt në Ligën e Parë.
Te Drita u dalluan Xzavier Barmore me 35 pikë e 6 kërcime, Qëndrim Demi me 23 pikë e 5 asistime dhe Arian Memeti me 15 pikë e 12 kërcime.
Në anën tjetër te Istogu u veçuan Diamant Shabani me 21 pikë e 12 kërcime, Mirlind Zekaj me 20 pikë e 11 kërcime dhe me nga 12 pikë Ardit Pepaj e Mirza Skrelja, por nuk mjaftuan për fitore.
Drita me këtë fitore e siguroi pozitën e parë dhe në Play Off, derisa serinë e fitoreve e ngriti në 16 ndeshje rresht, kurse Istogu ka bilanc prej 14 fitoreve e 3 humbjeve dhe gjendet në pozitën e dytë.