Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFFI

Kalkulimet për Play Off në Superligë

Kalkulimet për Play Off në Superligë


1 April, 2021 @15:47

Pas kalkulimeve për mbijetesë apo rënie, në Superligë, TopSporti.com ka bërë edhe analizën për fazën e Play Off-it.

Sivjet në Play Off shkojnë gjashtë skuadrat e para të Superligës, ku prej tyre pozitat 1 dhe 2 kualifikohen direkt në gjysmëfinale të Play Off-it, kurse pozitat prej 3 deri në 6, luajnë në çerekfinale të Play Off-it.

Derisa kanë mbetur edhe 2 xhiro para përfundimit të stinorit të rregullt, katër skuadrat e para, Ponte Prizreni, Rahoveci, Golden Eagle Ylli dhe Peja, tashmë kanë siguruar fazën e Play Off-it, ndërsa katër të tjerat, Bashkimi, Trepça, Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi, janë duke qëndruar mbi vijën e hollë mes Play Off-it dhe luftës për ekzistencë.

Në fazën e çerekfinales do të ndeshen pozitat 3-6 dhe 4-5, ku kualifikimin tutje do ta sigurojë skuadra që arrin e para dy fitore. Më pas në gjysmëfinale skuadra që ka përfunduar në pozitën e parë do të luajë kundër fituesit të duelit 4-5, ndërsa skuadra e pozitës 2 takohet me fituesin e duelit 3-6. Nga faza gjysmëfinale do të përcaktohen finalistët të cilët arrijnë së pari 3 fitore nga maksimumi i 5 ndeshjeve me formatin (2 vendas - 2 mysafir - 1 vendas), ndërsa më pas në finale kampion do të shpallet skuadra që arrin po ashtu 3 fitore nga maksimumi i 5 ndeshjeve, por kësaj radhe sipas formatit vajtje – ardhje (1-1-1-1-1).

Në të gjitha përballjet e Play Off-it, epërsia e terrenit vendës do t’i përket ekipit që është i renditur më lartë gjatë pjesës së rregullt të stinorit, i cili po ashtu edhe e fillon si vendas serinë e ndeshjeve.

KALKULIMET E PLAY OFF-IT

1.PONTE PRIZRENI

Ponte Prizreni është skuadra e vetme që tashmë e ka siguruar gjysmëfinalen e Play Off-it. Prizreni tani po lufton për pozitën e parë, e për këtë pozitë i nevojitet së paku 1 fitore, ose edhe 1 humbje e Rahovecit nga 2 ndeshjet e mbetura.

2.RAHOVECI

Rahoveci së bashku me Ponte Prizrenin janë dy skuadrat e vetme që ende janë në luftë për pozitën e parë, ndërsa ndryshe nga Ponte Prizreni, vreshtarët ende nuk e kanë siguruar gjysmëfinalen e Play Off-it. Për këtë, atyre i duhet 1 fitore, ose 1 humbje e Yllit në 2 ndeshjet e mbetura. Për pozitën e parë, vreshtarëve i nevojiten 2 fitore në 2 ndeshjete mbetura dhe 2 herë Prizreni duhet të mposhtet në ndeshjet e mbetura.

3.GOLDEN EAGLE YLLI

Përveç Rahovecit, edhe Ylli matematikisht ka gjasa për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Play Offi. Por Yllit i nevojiten 2 fitore në ndeshjet e mbetura dhe Rahoveci duhet të pësojë 2 herë, për t’u kualifikuar skuadra suharekase në gjysmëfinale të Play Offit.

Yllit gjithashtu i mjafton 1 fitore për ta ruajtur pozitën e tretë në Play Off.

4.PEJA

Peja nuk mund të llogaritë në gjysmëfinale, por për t’ia rrëmbyer pozitën e tretë nga Ylli, asaj i nevojiten 2 fitore dhe 2 humbje të Yllit. Peja në këto dy ndeshjet e mbetura do të përballet me Yllin në njërën prej ndeshjeve, dhe duhet ta mposhtë kundërshtarin me +18 pikë.

5.BASHKIMI

Bashkimit për ta siguruar Play Offin i duhet vetëm një fitore në 2 ndeshjet e mbetura, por mund të kualifikohet edhe me 2 humbje, nëse ndeshjen kundër Prishtinës e pëson deri me -6 pikë.

6.TREPÇA

Trepça ndodhet në pozitën e gjashtë dhe për ta ruajtur pozitën dhe për të shpresuar në Play Off nuk duhet të pësojë në ndeshjet e mbetura. Ndërsa për pozitën e pestë i duhet 1 humbje e Bashkimit në 2 ndeshjet e mbetura.

7.SIGAL PRISHTINA

Prishtina nuk ka qenë në histori të klubit kaq larg Play Offit. Në dy ndeshjet e mbetura, Prishtina luan me 2 rivalet e saj. Së pari duhet ta mposhtë Vëllaznimin me +18 pikë e më pas në xhiron e fundit Bashkimin me +8 pikë për të shpresuar Play Offin edhe sivjet.

8.VËLLAZNIMI

Vëllaznimi është skuadra me gjasat më të ulëta për Play Off. Vëllaznimi për ta shpresuar Play Offin, së pari duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura e më pas të pësojnë nga 2 herë Bashkimi e Trepça.

Skuadrës gjakovare i mjafton fitorja kunër Prishtinës për ta siguruar Play Outin, ose duhet së paku 1 fitore dhe të pësojë me diferencë nën 16 pikëve ndaj Prishtinës.


SUPERLIGA

Caktohet orari i ndeshjeve në Superligë (Java 27)

FBK Superliga

Caktohet orari i ndeshjeve në Superligë (Java 27)

31/03/21 @ 12:41

EUROLEAGUE

Viti i gjashtë rresht në Play Off

Euroleague

Viti i gjashtë rresht në Play Off

31/03/21 @ 11:37

TREPÇA

I mposhtën të gjithë në Superligë, por prapë rrezikojnë rënien

FBK Superliga

I mposhtën të gjithë në Superligë, por prapë rrezikojnë rënien

30/03/21 @ 19:52

JORDANCHO DAVITKOV

Ish-trajneri i Pejës, zyrtarizohet në ligën rumune

FBK Superliga/International/Transfere

Ish-trajneri i Pejës, zyrtarizohet në ligën rumune

30/03/21 @ 14:03

PLAY OFF

Gjysmëfinalisti i parë dihet, kush do të jetë i dyti?

FBK Superliga

Gjysmëfinalisti i parë dihet, kush do të jetë i dyti?

29/03/21 @ 20:33

SUPERLIGA

Kalkulimet për mbijetesë apo rënie, në Superligë

FBK Superliga

Kalkulimet për mbijetesë apo rënie, në Superligë

29/03/21 @ 19:49

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (XIX)

FBK Liga e Femrave

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (XIX)

29/03/21 @ 19:44

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (XXVI)

FBK Superliga

TOP 5-shja e javës në Superligë (XXVI)

29/03/21 @ 12:05

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshja Prishtina - Prizreni

FBK Superliga

Highlights nga ndeshja Prishtina - Prizreni

28/03/21 @ 23:29

VIDEO HIGHLIGHTS

Highlights nga ndeshj Peja - Trepça

FBK Superliga

Highlights nga ndeshj Peja - Trepça

28/03/21 @ 23:24

SHA'MARKUS KENNEDY - LOJTAR I RI I KB. BORA

Bora shton edhe një të huaj në ekip

FBK Superliga/International/Transfere

Bora shton edhe një të huaj në ekip

15/07/24 @ 19:53

MVP I STINORIT TË KALUAR

Darnell Edge në elitën e basketbollit izraelit

FBK Superliga/International/Transfere

Darnell Edge në elitën e basketbollit izraelit

15/07/24 @ 19:41

RISI TE KAMPIONI

Sammy Hunter - zyrtarisht i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Sammy Hunter - zyrtarisht i Trepçës

15/07/24 @ 15:59

JR CLAY - I HUAJI I PARË I DEBUTUESVE TË SUPERLIGËS

Bora zyrtarizon të huajin e parë për edicionin e ri

FBK Superliga/International/Transfere

Bora zyrtarizon të huajin e parë për edicionin e ri

11/07/24 @ 12:15

PËRFORCIM I RI TE TREPÇA

Batin Tuna - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Batin Tuna - lojtar i ri i Trepçës

11/07/24 @ 12:02

ME IMAZH TË RI

KB Prizreni me pamje të re

FBK Superliga

KB Prizreni me pamje të re

08/07/24 @ 13:44

PRIZREN

Bashkimi kompleton shtabin teknik

FBK Superliga/Transfere

Bashkimi kompleton shtabin teknik

07/07/24 @ 10:30

NË MITROVICË

Trepça zyrtarizon Desmond Cambridge Jr.

FBK Superliga/International/Transfere

Trepça zyrtarizon Desmond Cambridge Jr.

04/07/24 @ 17:33

KB PRISHTINA

Prishtina rikthen trajnerin turk

FBK Superliga

Prishtina rikthen trajnerin turk

28/06/24 @ 20:55

TËRHIQET SHORTI I BASKETBALL CHAMPIONS LEAGUE

Kualifikimet: Trepça ndaj Keravnosit në Ligë të Kampionëve

FBK Superliga

Kualifikimet: Trepça ndaj Keravnosit në Ligë të Kampionëve

26/06/24 @ 12:37


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga