GATI PËR NDESHJE

Foto; FFK
Për fillim të mbarë
Teksti: FFK
16 September, 2021 @11:12
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”, kundër Shqipërisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 19:00. Mbrëmë, Dardanet nën udhëheqjen e përzgjedhëses Afërdita Fazlija dhe asistenit Veton Çitaku e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit, ku kanë marrë instruksionet e fundit për duelin e nesërm.
Gëzon fakti se të gjitha futbollistet janë në gjendje të mirë dhe të gatshme për përballjen e nesërme, derisa atmosfera brenda ekipit dhe optimizmi për nismë të mbarë është i madh.
Pas stërvitjes në deklaratat e tyre për faqen zyrtare Edona Kryeziu dhe Leonora Ejupi kanë treguar respekt për ekipin e Kombëtares së Shqipërisë, por kanë thënë se duan që këto kualifikime t’i nisin me fitore.