Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STERVITJA PARA NDESHJES

Për të thyer akullin

Fotot: FFK

Për të thyer akullin


13 October, 2020 @20:01

Kombëtarja e Kosovës sot në mesditë ka arritur në Athinë dhe është akomoduar në hotelin “Radisson Blu Park”, derisa në mbrëmje e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Stadiumin Olimpik në kryeqytetin helen para përballjes së nesërme me Greqinë në kuadër të grupeve të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Përkundër faktit që në këtë ndeshje Dardanët do t’i kenë edhe tri mungesa tjera të rëndësishme, ngase për shkak të lëndimeve me ekipin nuk udhëtuan Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova, atmosfera në ekip është e mirë dhe të gjithë janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë fund serisë së rezultateve negative.

NUhiu

Kosova më 14 tetor zhvillon duelin e katërt në Grupin 3 të Ligës së Kombeve ndaj Greqisë.

Dardanët ende s’kanë shënuar asnjë fitore në grup. Ata kanë vetëm një pikë të fituar pas 3 ndeshjesh.

TABELA AKTUALE dhe NDESHJETE RADHES

Djelmoshat, nesër po kërkojnë të thyejnë akullin në ndeshjen që nis prej orës 20:45 në Athinë.


 
Të gjitha lajmet nga