NDARËSIT E DREJTËSISË
Përcaktohen referët për ndeshjen e tretë finale
19 May, 2018 @13:38
Dueli i tretë i serisë finale të PlayOffit të Superligës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit zhvillohet sonte me fillim në ora 18:30.
FBK ka bërë të ditur emrat e treshes së referëve që do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje, ndërsa kryesor është caktuar të jetë Elion Obërtinca.
Gjyqtar kryesor: Elion Obërtinca, gjyqtari 1: Artan Gashi, gjyqtari 2: Elldin Uglari, gjyqtari G: Atdhe Goçaj, ndërsa vëzhgues: Nexhdet Hoxha.
Kujtojmë, FBK-ja ka dënuar treshen e referëve nga ndeshja e dytë e serisë, sipas Nenit 54.9 me një ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit.
Sa i përket duelit, Bashkimi është në epërsi 2-0 ndaj Sigal Prishtinës dhe në rast fitoreje shpallet për herë të kampion i Kosovës në histori të klubit.
Në të kundërtën, me fitore të Sigal Prishtinës, seria vazhdon derisa një ekip t’i regjistrojë 3 fitore.