ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PRISHTINA
11 epërsi në 10 minutat e fundit
16 May, 2018 @21:49
Lojë e barabartë në çerekun e tretë të ndeshjes, derisa Prishtina duket të jetë më e këndellur pas nervozizmit në pjesë të parë.
Mirëpo, Bashkimi ka ruajtur epërsinë me lojë të mirë të Aaron Mossit dhe Mikaile Tmusicit.
Prishtina në anën tjetër, përmes Alban Veselit të disponuar, që nuk po ndalet nga shuti për tre pikë po vazhdon të kërcënojë.
Në çerekun e fundit, Prishtina do të hyjë pa Fisnik Rugovën, që ka bërë 5 gabime personale.
10 minutëshi i fundit i ndeshjes nis me rezultatin, 73-62.