GAME 2: CELTICS - CAVS
Boston arrin gjysmën e rrugës drejt finales
16 May, 2018 @9:40
Boston Celtics edhe në ndeshjen e dytë të serisë finale në Konferencës Lindore, arriti ta mposht Cleveland Cavaliersin me rezultat 107-94.
“Keltët” ishin në disavantazh në pjesën e parë të ndeshjes, por në pjesën e dytë u këndellën me shënimet e Terry Rozier, e fituan ndeshjen në fund.
Djelmoshat e trajnerit Brad Stevens, shënuan pikë në mënyrë ekipore, ndërsa koshashënuesi më i mirë ishte Jaylen Brown me 23 pikë.
Në anën tjetër, LeBron Jamesi, edhepse u lëndua lehtë gjatë ndeshjes, ishte i pa ndalshëm. Ai luajti me shifrat magjike triple-double, 42 pikë, 12 asistime e 10 kërcime, por nuk mjaftoi për ta barazuar serinë.
Bostoni sivjet në 9 ndeshje të zhvilluara në TD Garden, nuk ka pësuar deri më tani, derisa do të udhëtoi në Cleveland me 2-0 epërsi në seri, kurse ndeshja e tretë do të luhet më 20 maj.