PREJ INFORMATORIT
Treshja e referëve Bashkimi-Prishtina, dënohen
18 May, 2018 @14:31
Gjyqtarët e ndeshjes së dytë të serisë finale të Play-Offit, Bashkimi - Sigal Prishtina, janë dënuar me nga një ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit.
Dardan Maxhuni, Daut Mehmeti dhe Xhelal Mumini - janë dënuar me nga një ndeshje mosdelegim në tempo të delegimit, sipas Nenit 54.9 të Propozicioneve të Garave.
Njoftimin e ka bërë të ditur sot FBK përmes Informatorit të radhës, botuar për ndeshjen e dytë të serisë.
Përndryshe, nga dënimet tjera të ndeshjes, që në disa momente pati edhe tensione, janë gjobitur: Urim Zenelaj me 100 euro, Granit Rugova me 50 euro dhe trajneri Andin Rashica me 300 euro - të gjithë këta për gabime teknike.
Çka thotë Neni: 54.9?
Ndarja jo e mirë e drejtësisë sipas raportit të Kontrollorit të ndeshjes apo shiqimit të video xhirimit të ndeshjes. |
Dënimi: 1 ose 2 ndeshje mosdelegim |