TRANSFER
Përforcimi i vetëm i Vëllaznimit
17 January, 2017 @18:18
Afati kalimtar i janarit më shumë e ka dobësuar skuadrën e Vëllaznimit, se sa që e ka forcuar.
Nga ekipi gjakovar janë largaur Blendi Matoshi dhe Arian Qallaku në drejtim të Pejës, derisa Fisnik Juniku është transferuar në Ligën e Dytë te skuadra e Istogut.
Megjithatë kuqezinjtë kanë arritur që të shtojnë një emër të ri në skuadër, duke e transferuar basketbollistin e ri mitrovicas, Musab Mala, i cili së fundi ka qenë pjesë e Trepçës.
Mala është vetëm 20 vjeç dhe luan në pozitën e organizatorit. Ai ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U20 të Kosovës në Kampionatin Europian të vitit 2016, ndërsa gjithmonë është vlerësuar si njëri prej lojtarëve më me potencial për të ardhmen që ka qyteti i Mitrovicës.