STËRVITJA E DYTË
Përfundon edhe stërvitja e dytë e dardanëve në Durrës
10 November, 2020 @19:18
Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur stërvitjen e dytë në Durrës dhe të fundit para ndeshjes miqësore kundër Shqipërisë, që do të zhvillohet nesër në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.
Në stërvitjen e mbajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, përzgjedhësi Bernard Challandes ka pasur në dispozicion 21 futbollistët e paraparë për ndeshjen e nesërme, e ku është përqendruar në shpjegimin e skemave të ndryshme gjatë lojës.
Gëzon fakti se të gjithë futbollistët dardanë janë në gjendje të mirë dhe të gatshëm për përballjen me kuqezinjtë.
21 futbollistë janë parë në stërvitjen e sotme të Durrësit, ndërsa vetë prania e Vedat Muriqit në stërvitje ka ngjallë atmosferë të jashtëzakonshme te lojtarët, ku ka pasur edhe të qeshura të theksuara.