DUKAGJINI 2-1 ULPIANA

Foto: KFDukagjini/fb
Përmbysja e 10 minutave të fundit për mbijetesë
4 May, 2022 @19:26
E pabesueshme, por e vërtetë. Dukagjini ka arritur që të përmbysë epërsinë e Ulpianës të arritur vonë në ndeshje, për të fituar duelin, ndoshta të mbijetesës për ta.
Dukagjini ka mposhtur Ulpianën sot në Klinë 2-1 [Mentor Zhdrella 83, Labinot Jashanica 90+2 - Silvester Shkalla 72] për të shtuar shumë gjasat për mbijetesë direkte në Superligë.
E vihet në llogari se Altin Merlaku dështoi nga penalltia në minutën e 45 të ndeshjes për vendasit, pastaj mysafirët, tashmë të rënë nga Superliga, shënuan gol gati 15 minuta para fundit të ndeshjes, atëherë kjo fitore është e jashtëzakonshme.
Dhe pas pjesës së parë pa gola, ka qenë Silvester Shkalla që shënoi për Ulpianën. Goli i tij u rishikua nga VAR, për tu konfirmuar si i rregullt, derisa mysafirët befasuan këndshëm, në dëm të vendasve.
Reagimi i menjëhershëm i vendasve ka bërë të veten, ndërsa përvoja e Zhdrellës ka ardhë në shprehje për barazim e krejt në fund edhe Jashanica me vendimtaren sollën fitoren e pestë radhazi për klinasit e drejtuar nga Armend Dallku.
Fitorja bën që Dukagjini të fle qetë këtë javë, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të stinorit, ndërsa është në mundësi tepër të mirë për të siguruar mbijetesën direkte në Superligë.
Në anën tjetër Ulpiana e drejtuar nga Fadil Ademi - vecse është konfirmuar si anëtare e Ligës së Parë që nga stinori tjetër.