Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KD-së

Pezullime nga Komisioni pas derbit të femrave

Pezullime nga Komisioni pas derbit të femrave


12 May, 2016 @9:42

Pas përleshjes së raportuar në përballjen derbi të futbollit femror ku u ndeshën Mitrovica e Hajvalia, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur përmes një njoftimi masat e dhëna nga Komisioni Disciplinor (KD).

Arta Rama, lojtare e Mitrovicës, pezullohet nga ndeshjet e radhës deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Sylejman Morina, ekonom i Mitrovicës, pezullohet në kryerje të detyrës deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Seid Onbashi, kryetrajner i Mitrovicës, pezullohet në kryerje të detyrës nga ndeshjet e organizuara të FFK-së deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Hava Dakaj, lojtare e Hajvalisë, pezullohet nga ndeshjet e radhës deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Xhemile Berisha, lojtare e Hajvalisë, pezullohet nga ndeshjet e radhës deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Xhavit Pacolli, drejtor i Hajvalisë, pezullohet në kryerje të detyrës nga ndeshjet e organizuara të FFK-së deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Muhamet Gashi, ekonom i Hajvalisë, pezullohet në kryerje të detyrës nga ndeshjet e organizuara të FFK-së deri në Vendimin përfundimtar të KD-së.

Kurse deklarata plotësuese janë kërkuar nga: Bajram Krasniqi, vëzhgues i ndeshjes, Bajram Gashi, gjyqtar i ndeshjes, Driton Preniqi, asistenti i parë i ndeshjes, Fatlum Jashari, asistenti i dytë i ndeshjes, Arsim Bahtiri, zyrtar i KFF Mitrovica dhe Azem Selmani, zyrtar i KFF Hajvalia.


 
Të gjitha lajmet nga