BARÇA
14 maji, ditë me fat për Barcelonën
11 May, 2016 @21:46
Ndeshja kundër Granadas që do të luhet më 14 maj, do të jetë vendimtare për Barcelonën.
Katalonasit që aktualisht gjinden në pozitën e parë në La Liga, do të zhvillojnë ndeshjen e fundit kundër Granadas, ku në rast të fitores, pavarësisht rezultateve të kundërshtarëve të tjerë, do ta festojë titullin e kampionit.
Por, një fakt interesant qëndron pikërisht në datën kur do të përcaktohet kampioni i ri i La Ligas.
Për Barcelonën, 14 maji është ditë me fat, pasi në këtë ditë më parë ka festuar edhe tituj të tjerë.
Po në këtë datë të vitit 1994 dhe 2005, Barcelona e kishte fituar La Ligan, ndërsa më 14 maj të vitit 1997, Barcelona kishte fituar Kupën e fituesve të Kupës.
Tani katalonasit synojnë ta ngritin edhe trofeun e katërt në datën e 14 majit.
Barça është në garë për titull së bashku me Real Madridin që renditet në pozitën e dytë dhe ka 1 pikë më pak.
La Liga in 94, the Cup Winners’ Cup in 97, La Liga in 2005… Titles won on May 14. What’ll happen this year? https://t.co/4EdAmQwuzM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 11, 2016