FORCA
Vushtrria matematikisht anëtare e Ligës së Parë
11 May, 2016 @19:36
Skuadra e Vushtrrisë prej titullit të parë kampion të fituar në stinorin 2013/14 ka rënë poshtë në dy stinorët e fundit dhe tashmë edhe matematikisht nuk ka gjasa për mbijetesë.
Bardhekaltërit nga stadiumi “Ferki Aliu” me humbjen e sotme kanë ‘siguruar’ Ligën e Parë për stinorin e radhës.
Ekipi që ishte në krizë financiare gjatë pjesës më të madhe të stinorit assesi nuk arriti të këndellet dhe kjo i kushtoi me humbjen e statusit elitar.