NË GJAKOVË
Fitore në minutën e fundit
11 May, 2016 @19:24
Vëllaznimi që po drejtohet nga trajneri Skender Shengyli nga pjesa e dytë e stinorit ka arritur të shënojë edhe fitoren e 13 në Ligë të Parë sot duke e mposhtur Vitinë e rrezikuar me rezultat minimal.
Fatin e takimit e vulosi Ilir Syla i cili shënoi gol në minutën e fundit të takimit për t’ia dhënë fitoren kuqezinjëve të Gjakovës, të cilët edhe një stinor do të duhet të luftojnë për t’u futur në Superligë. Kjo është fitorja e tretë me radhë e ekipit gjakovar prej se u mposhtën nga Ferizaji.
Vitia në anën tjetër, duhet të bëjë çmos në 2 xhirot e mbetura për t’i ikur zonës së barazhit në Ligë të Parë.