NË GJILAN
‘89-shi bindshëm ndaj Dritës
11 May, 2016 @18:09
Skuadra e Trepçës ‘89 ka shënuar fitore të thellë si mysafire në Gjilan ndaj Dritës.
Minatorët e mposhtën me rezultat 4-0 Dritën, e cila tashmë është rikthyer në zonën e barazhit pas kësaj humbjeje.
Golat për ‘89-shin i shënuan dyshja e pandalshme në sulm, Adeleke Akinyemi dhe Blerand Kurtishaj, ku që të dy realizuan nga dy herë.
Javën e ardhshme Trepça ‘89 e pret në shtëpi Prishtinën, kurse Drita do të jet mysafire e Besës.