NË DRENAS
Nikli s’ndalet as pas titullit
11 May, 2016 @17:24
Megjithëse e siguroi javën e kaluar titullin e kampionit, skuadra e Ferronikelit edhe këtë javë shënoi fitore.
Kësaj radhe kampionët triumfuan ndaj Llapit, të cilin e mposhtën me rezultat 2-1.
Golat për Ferronikelin i shënuan Mark Milicaj dhe Përparim Livoreka, derisa Llapi u kundërpërgjigj me golin e Egzon Sinani.
Me këtë fitore, Ferronikeli tani ka 65 pikë, ndërsa Llapi mbetet në 44 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.