NË SKENDERAJ
Tahiri hat-trick në goleadë
11 May, 2016 @18:18
Drenica ka regjistruar tre pikë të reja shumë të rëndësishme, kur kanë mbetur vetëm edhe dy javë në përfundim të pjesës së rregullt të kampionatit, derisa skuadra kuqezi është në luftë për t’i ikur barazhit.
Drenicakët e mposhtën skuadrën tashmë që e ka siguruar rënien, Vushtrrinë, me rezultat të thellë 6-2.
Hysen Tahiri shënoi hat-trick për Drenicën, derisa golat e tjerë për ekipin nga Skenderaji i shënuan Drilon Osmani, Granit Arifaj dhe futbollisti i Vushtrrisë, Gentrit Mehmeti, që shënoi autogol.
Në anën tjetër, nderin e mysafirëve e ruajtën Etrit Halimi dhe Lulëzim Neziri.
Javën e ardhshme Drenica do të jetë mysafire e kampionit, Ferronikelit, kurse Vushtrria do të udhëtojë në Istog për t’u ndeshur me Istogun.