NË KIZHNICË
Sergio Junior, garanci për fitore te Hajvalia
11 May, 2016 @18:16
Në përballjen e dy skuadrave të pjesës së epërme të Superligës, Hajvalisë dhe Gjilanit, fitore ka shënuar skuadra vendase.
Ekipi i trajnerit Ismet Munishi festoi fitoren me rezultat 3-1, ndërsa edhe kësaj radhe në skenë ishin brazilianët, e veçanërisht braziliani Sergio Junior, që shënoi dy herë në portën kundërshtare.
Goli tjetër i Hajvalisë u shënua nga Shkëlqim Pacolli, derisa realizatori i vetëm i Gjilanit ishte Alban Rexhepi.
Hajvalia me këtë fitore vazhdon ta mbajë pozitën e dytë, për të ëndërruar aventurën europiane në stinorin e ardhshëm, kurse Gjilani mbetet në pozitën e pestë me 46 pikë.