GENTRIT BEGOLLI
Dominuam në tërësi
11 May, 2016 @20:09
Golashënuesi i vetëm i ndeshjes Prishtina - Istogu dhe njeriu më meritor për tre pikët e bardhekaltërve, Gentrit Begolli, pas ndeshjes e vlerësoi fitoren e arritur nga skuadra e tij.
“Ishte ndeshje mjaft e vështirë duke e marrë parasysh se dy ekipet kishim nevojë për pikë. Por, mendoj se e dominuam në tërësi ndeshjen dhe u dashtë ta mbyllnim fitoren që në pjesën e parë, por me rëndësi ishte fitorja, me çka jam shumë i lumtur, sepse pas këtyre tre pikëve, tani nga dy ndeshje na duhet vetëm edhe një pikë për t’i ikur barazhit,” tha Begolli, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës.