FADIL BERISHA
Na duhet edhe një pikë
11 May, 2016 @20:34
Fitorja e sotme e Prishtinës ndaj Istogut, i ka lehtësuar tejmase punët e skuadrës kryeqytetase për t’i ikur barazhit.
Megjithëse tani ka 6 pikë më shumë se Drenica, që gjendet në zonën e barazhit dhe kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri në fund, Prishtina ende nuk e ka të sigurt 100% ikjen nga barazhi, ndërsa këtë fakt e ka komentuar edhe trajneri i prishtinasve, Fadil Berisha.
“S’do të thosha që i kemi ikur barazhit, sepse matematikisht si kemi ikur ende barazhit, por tani më 90 përqind i kemi gjasat ku nga dy ndeshjet e mbetura na duhet vetëm edhe një pikë, çka besoj se do t’ia arrijmë. Kurse, kisha me thënë që ishte lojë e mirë, patëm shumë raste ku nuk shënuam dhe u deshtë që pak të tërhiqeshim që mos të pësonim, sepse kur huq gjitha ato raste edhe mund të ndëshkohesh,” tha Berisha për faqen zyrtare të Prishtinës.
Në ndeshjen e radhës Prishtina është mysafire e Trepçës ‘89, kurse ndeshjen e fundit do ta zhvillojë në Prishtinë kundër Besës.