TREPÇA'89 - DRENASI

Pikë e artë për Drenasin në Mitrovicë
13 March, 2022 @18:26
Barazimi i dytë me radhë i Trepcës’89 në Ligë të Parë Grupi A, ndërsa kësaj radhe nga liderja pikë ka shkëputur Drenasi, që po lufton për mbijetesë në këtë grup të Ligës së Parë.
Mitrovicasit si liderë në këtë ligë, tashmë kanë 7 pikë më tepër se ndjekësi i parë, Liria, ndërsa në anën tjetër Drenasi me pikën e fituar ka mbajtur distancën 4 pikëshe ndaj Besës, që është e fundit në renditje.