BARAZH: DINAMO FERIZAJI - FORTUNA DRENAS

Foto: FFK
Pira çon Dinamon në Ligën e Dytë
23 May, 2022 @20:20
Skuadra e Ligës së Tretë, Dinamo nga Ferizaj e ka siguruar inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.
Skuadra ferizajase në ndeshjen e barazhit të Regjionit të Prishtinës e ka mundur skuadrën Fortuna nga Drenasi, me rezultat 1:0.
Ndeshja u zhvillua, të hënën, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Po ashtu, në këtë ndeshje u përdor edhe sistemi VAR, duke e bërë FFK-në lidere sa i përket përdorimit të këtij sistemi edhe në nivelin e katërt të garave.
E pikërisht ishte sistemi VAR që e konfirmoi penalltinë në minutën e 90-të të ndeshjes, e të cilën në gol e shndërroi Shqiprim Pira.
Më parë, nga Liga e Tretë në PlayOff Australia nga Mitrovica kishte mposhtur Opojën, përmes penalltive, për të arritur Ligën e Dytë gjithashtu.