VERIFIKOHEN

Pos Dukës e Shakahoxhës, edhe një kandidat tjetër i njohur për kreun e FSHF-së
11 February, 2022 @19:37
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur emrat e kandidatëve që kanë kaluar procesin e verifikimit për të hyrë në garë për numrin një të futbollit në Shqipëri.
Pos Armand Dukës që është kryetar aktual dhe që dihej rikandidimi i tij, ka kandiduar edhe komentatori Dritan Shakahoxha, për të cilin u përfol shumë.
Mirëpo, një ish-futbollist, tash trajner, për të cilin nuk u fol thuajse fare, gjithashtu ka vënë kandidaturën për kreun e FSHF-së.
Ai është Sulejman Starova, që është edhe kandidati i tretë për kreun e shtëpisë së futbollit.
Ndërsa kandidatët anëtar për Komitet Ekzekutiv të FSHF-së janë 12, e ata janë:
Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj dhe Ylli Çekiçi.