Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Prezentohet McLaini

KB Prishtina

Prezentohet McLaini


7 February, 2013 @16:33

Sot në zyret e klubit të Sigal Prishtinës, brenda Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, është mbajtur një konferencë shtypi ku është bërë prezentimi i basketbollistit amerikan, Akida McLain, së bashku me koordinatorin e klubit, Florian Miftarin, si dhe me zyrtarin për marketing dhe relacione me publikun, Fatos Bajçinovcin.

McLain ka ardhur në Prishtinë javën e kaluar, ndërsa është dashur të pritet deri sot për prezentimin e amerikanit 206 centimetra të gjatë.

Basketbollisti 26 vjeçar i cili së fundi ka luajtur për skuadrën qipriote, Etha, te bardhekaltërit do ta vesh fanellën me numër 14.

McLain është përforcimi i vetëm i Sigal Prishtinës deri më tani, derisa nga ekipi janë larguar Jeremy Price dhe Adam Waleskowski.

Sigal Prishtina sonte do të luajë një ndeshje kontrolluese me skuadrën e Sigkos Bashkimit në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga