Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI'16 - PRISHTINA

Prishtina e mbyll me fitoren e parë kampionale ndaj Prizrenit’16

Prishtina e mbyll me fitoren e parë kampionale ndaj Prizrenit’16


25 April, 2022 @1:44

Shumë ngushtë, por mjaftueshëm për të marrë fitoren e parë sezonale në kampionat ndaj Prizrenit’16 për Prishtinën.

Mysafirët nga kryeqyteti kanë shënuar fitore me tri pikë dallim ndaj Prizrenit’16, që i kishte fituar ata tri herë gjatë stinorit dhe njëkohësisht do të jenë edhe në duel direkt për gjysmëfinale pasi që takohen në çerekfinale të PlayOffit.

Prizreni’16 që kishte epërsinë prej 8 pikëve kur u fut në cerek të fundit të lojës ndaj Prishtinës, në fund u mposht 99-102 [33-28, 25-30, 24-16, 17-28].

TABELA PËRFUNDIMTARE E STINORIT TË RREGULLT

Jan Palokaj luajti me 21 pikë te Prishtina, derisa regjistroi edhe 4 asistime e po aq kërcime. Devin Thomas luajti me 19 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, ndërsa basketbollisti më efikas i kryeqytetasve ka qenë Jetmir Zeqiri që kreu ndeshjen me double-double prej 27 pikëve dhe 14 kërcimeve.

Te Prizreni’16 Robert McCoy dhe Arti Hajdari shënuan më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës, por s’mjaftoi për fitoren e katërt sezonale ndaj Prishtinës. McCoy luajti me 30 pikë e 10 kërcime, ndërsa Hajdari ka shënuar 28 pikë e 5 asistime.

Me këtë ndeshje, ku Ante Nazor ka marrë fitoren e parë ndaj Arbnor Rifatit këtë sezon në Superligë, është mbyllur pjesa e rregullt e stinornit, ndërsa Prizreni’16 ka mbyllur kampionatin në pozitën e katërt me bilanc 15-13, njëjtë sikurse edhe Prishtina, që u rendit e pesta, 15-13.


 
Të gjitha lajmet nga