PRISHTINA - KARSIYAKA
Prishtina historike në TOP 16 të FIBA Europe Cup
6 February, 2019 @20:40
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen vendimtare të ndeshjes së fundit të Grupit I të FIBA Europe Cup.
Me këtë fitore, bardhekaltërit siguron kualifikimin në TOP 16 të FIBA Europe Cup, që është hera e parë për një ekip kosovar të arrijë këtë fazë të garave.
Prishtina mposhti Karsiyakën me rezultat 82-78.
Ndeshja ka qenë dramatike deri në sekondat e fundit të saj, kur Dardan Berisha shënoi dy pikëshin vendimtar për 82-78 në sulmin e fundit të Prishtinës.
Në sekondat e fundit të ndeshjes, turqit tentuan për tre, nuk arritën dhe 4 sekondat e mëtejme kaluan në festë.
Çereku i parë ishte plotësisht i Karsiyakës, 16-26. Në të dytin Prishtina zbuti epërsinë duke e marrë këtë 10 mintuësh me 23-16.
Ndërsa në pjesë të dytë me më shumë luftë dhe me saktësi më të madhe, bardhekaltërit bënë historinë, duke e fituar të tretin 20-18 dhe të fundit 23-18.
Katër basketbollistë të Prishtinës përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore. Khalid Boukichou shënoi 16, ndërsa nga 15 i dhanë Dardan Berisha dhe Kyan Anderson. Demario Mayfield shënoi 13 të tjera.
Te Karsiyaka më efikasit ishin Sek Henry dhe Akif Egemen Guven me nga 21 secili.
Me këtë fitore, Prishtina ka përfunduar Grupin I të FIBA Europe Cup me bilanc 2-4, ndërsa Karsiyaka 3-3.