Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E PRITUR

Prishtina kryen detyrën ndaj Rahovecit

Prishtina kryen detyrën ndaj Rahovecit


25 March, 2023 @22:04

Basketbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore të pritur ndaj Rahovecit të rënë nga Superliga, duke e mposhtur me afro 20-pikë dallim, në përballjen e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë.

Bardhekaltërit vendas kanë treguar forcën në çerek të parë (27-19) dhe të fundit të ndeshjes (27-15) për të shkuar te fitorja e 20 sezonale, me përfundimtaren 97-75.

Both Gach me 20 pikë, 4 asistime e 8 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë te Prishtina, ndërsa me double-double ndeshjen e kreu Nate Grimes me 18 pikë e 10 kërcime. Gach ka qenë 50% i saktë edhe në treshe, duke shënuar 4 nga 8 tentime që i kishte.

TABELA AKTUALE

Te Rahoveci koshashënues më i mirë ka qenë Igor Chumakov që ka dhënë 22 pikë, ndërsa bëri edhe 9 kërcime, e shutoi 3/7 për tri pikë. Edmond Kryeziu gjithashtu u tregua i mirë për tri pikë, duke shënuar 3/4 ndërsa dha 13 pikë në total.

Prishtina me fitoren e sotme merr kryesimin dhe ka një ndeshje në dorë, ndaj Bashkimit (lojë e shtyer), kurse me bilans është 20-6. Rahoveci i rënë, bëhet me bilans 4-23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga