PRISHTINA - RAHOVECI
Prishtina lëkundet, por nuk rrëzohet
17 December, 2018 @20:47
Skuadra e Prishtinës, për herë të parë në këtë stinor nuk fitoi me lehtësi.
Rahoveci krahas humbjes, tregoi lojë të mirë dhe të barabartë deri në mesin e çerekut të katërt.
Në minutat e fundit, nënkampionja e Kosovës, Prishtina, e kontrolloi ndeshjen deri në fund, për ta mposhtur kundërshtarin me rezultat 93-79.
Dardan Berisha ishte më i dalluari me 25 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kyan Anderson me 14 pikë të tjera. Te Prishtina nuk luajtën dy lojtarë kyç të skuadrës, Demario Mayfield dhe Khalid Boukichou.
Te Rahoveci më i veçuari ishte Frederick Anderson me 20 pikë e 12 kërcime, por nuk mjaftoi për ta befasuar Prishtinën.
Prishtina serinë e fitoreve e ngriti në 13, derisa Rahoveci gjendet në pozitën e dytë me 9 fitore e 5 humbje.