Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJYSMËFINALJA E PARË E KUPËS

Prishtina merr avantazh ndaj Dritës

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina merr avantazh ndaj Dritës


9 April, 2025 @19:26

Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore me rezultat minimal, por shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Dritën, në stadiumin me bari artificial në Gjilan me rezultat 1:0.

Kryeqytetasit arritën të marrin një epërsi të rëndësishme përballë liderit aktual të Superligës për ndeshjen e kthimit, ndonëse që nga minuta e 26-të mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Ardian Limanit.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Ardian Muja nga penalltia në minutën e pestë, duke i dhënë avantazhin Prishtinës që në fillim të ndeshjes.

SKEMA E KUPËS

Pjesa e dytë solli më shumë iniciativë nga ana e Dritës, e cila pati epërsi në posedim të topit, mirëpo nuk arriti të krijojë shumë raste të rrezikshme para portës së Kolajt, që ishte i sigurt në të gjitha ndërhyrjet.

Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit Arsim Thaqi në krye të Prishtinës pas rikthimit të tij.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe do të përcaktojë skuadrën që do të sigurojë finalen e madhe të edicionit 2024/25 të Kupës së Kosovës.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale ndërmjet Llapit dhe Drenicës zhvillohet të enjten, në orën 15:00.


 
Të gjitha lajmet nga