Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMIFINALS GAME 3: YLL - PRI

Prishtina në finale

BOROZANI / A.P

Prishtina në finale


3 May, 2018 @21:48

Përkundër luftës së fortë dhe rezistencës së madhe të Yllit, Prishtina arriti ta mbyllë me fitore edhe takimin e tretë gjysmëfinal, për ta arritur kështu finalen e Play Off-it.

Rezultati pas 3 çerekëve ishte pothuajse i barabartë, ndërsa diferencën mysafirët e bënë në 10-minutëshin e fundit, për ta mbyllur duelin me fitore 68-78.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Lojtari më i dalluar te kryeqytetasit sonte ishte Filip Bundovic me 31 pikë, 7 kërcime e 1 asistim, kurse te Ylli u veçua Artin Gashi me 18 pikë, 4 kërcime e 1 asistim.

Në finale Prishtina do të përballet me Bashkimin, i cili gjithashtu e fitoi 3-0 serinë e tij gjysmëfinale ndaj Rahovecit.


 
Të gjitha lajmet nga