PRISHTINA (F) - TREPÇA (F)
Prishtina së paku deri nesër në krye
30 November, 2019 @20:34
Vashat e Prishtinës, duke i mposhtur ato të Trepçës me rezultat 84-37, u vendosën në krye të tabelës së paku deri nesër.
Që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund vashat e trajnerit Fidan Shatrit dominuan kundër skuadrës mitrovicase, derisa vlen të ceket se në çerekun e tretë pësuan vetëm 4 pikë, ku dhe u bë dallimi në ndeshje.
Irma Konjusha ishte më e mira te Prishtina me 24 pkë e 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Jamison Myers me 17 pikë e 9 kërcime dhe Enisa Kamerolli me 10 pikë të tjera.
Te Trepça e vetmja me pikë dyshifrore ishte Sihana Ramoja me 14 pikë.
Prishtina me 6 fitore e 2 humbje do të jetë në krye të tabelës së paku deri nesër, ngase për momentin i kanë pikët e barabarta me Bashkimin që do ta zhvillojë ndeshjen nesër, kurse Trepça ka 2 fitore e 6 humbje deri më tani.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Penzën, kurse Trepça me Kastriotin.