EDMOND AZEMI
Prishtina synon mbrojtjen e Kupës
26 February, 2019 @13:41
Skuadra e Prishtinës po synon mbrojtjen e Kupës së Kosovës. Trofeun e fituar vjet, basketbollistët bardhekaltër dëshirojnë ta kapin edhe sivjet.
Kapiteni i ekipit Edmond Azemi në konferencën e sotme për shtyp të organizuar nga FBK ka thënë se beson që ekipi do të realizojë këtë synim.
“Synimet e Prishtinës janë që të mbrojë trofeun e fituar një vjet më parë dhe besoj që me potencialin që kemi në skuadër të realizojmë këtë synim,” ka thënë Azemi.
Prishtina, në Final 8 të Kupës së Kosovës që organizohet nga KB Rahoveci për herë të parë në histori, në palestrën e posa-përfunduar Mizair Isma do të ndeshet me
Trepçën në çerekfinale.
ORARI I NDESHJEVE dhe SKEMA E KUPËS
Nëse arrijnë të kalojnë në gjysmëfinale, bardhekaltërit do të përballen me fituesin e duelit Ylli-Feronikeli.
Gjithashtu, vlen të përmendet se për herë të parë FBK-ja në Final 8 do të ndajë edhe medaljen e bronztë, ku do të ndeshen dy humbësit e ndeshjeve gjysmëfinale.
Ajo që vlen të përmendet është fakti që Prishtina këtë stinor në garat vendore nuk ka pësuar në asnjë ndeshje dhe ky fakt e bën ekipin lider të Superligës favorit absolut për të fituar edhe Kupën.