MALCOLM ARMSTEAD
Si debutoi Armstead për Kosovën?
24 February, 2019 @23:07
Përfaqësuesja e Kosovës sonte pësoi humbje nga Rumania me rezultat 75-79.
Në këtë ndeshje debutoi për herë të parë amerikani i natyralizuar Malcolm Armstead.
Armstead kundër Rumanisë luajti nëntë minuta, gjatë të cilave luajti me 2 pikë e 2 kërcime.
Kosova edhe pse e përfundoi Grupin B parakualifikues në vendin e fundit, do ta ketë edhe një mundësi në muajin gusht të këtij viti, ku do të përballet me Britaninë e Madhe dhe Luksemburgun, për të tentuar ta sigurojë një vend në fazën kualifikuese për Eurobasket 2021.