KOSOVA NË GRUPIN G
Mundësia e fundit për kualifikueset, në verë
25 February, 2019 @15:05
Pas eliminimit nga faza e dytë para-kualifikuese për në Eurobasket 2021, reprezentacioni i Kosovës do të ketë edhe një mundësi që të sigurojë një biletë për kualifikimet e Eurobasket 2021.
Kosova si e fundit dhe pa fitore nga Grupi B para-kualifikues tash është vendosur në Grupin G ku do të ketë kundërshtarë edhe më të lehtë për biletën e fundit.
Luksemburgu dhe Britania e Madhe janë rivalët e radhës, përmes së cilëve Kosova do të kërkojë triumfin në grup për të arritur në kualifikime për Eurobasket 2021.
Ndeshjet do të zhvillohen në verë, prej 3 deri më 21 gusht me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa misioni i Kosovës do të nis si mysafir në Luksemburg më 3 e do të përfundojë më 17 gusht në Britani, kur edhe do të jetë dueli i fundit i Kosovës në këtë grup.
Vetëm fituesi i grupit siguron kualifikimet.
Sa i përket kundërshtarëve të Grupit G, Luksemburgu vjen si i fundit nga grupi i fazës së parë para-kualifikuese ku kishte përfunduar me bilanc 1-3 në grup me Portugalinë dhe Qipron.
Në anën tjetër, Britania e Madhe për pak nuk siguroi kualifikimin nga faza e dytë para-kualifikuese, pasi që vetëm bilanci i ndërsjellë më i mirë, çoi Austrinë përpara, edhe pse të dyja kishin përfunduar Grupin D me bilanc 3-1.
Si shkohet në Eurobasket 2021?
Fituesit e grupeve do t’i bashkohen pastaj edhe 28 ekipeve tjera që kanë sigururuar kualifikimet. Të 32 skuadrat do të futen në tetë grupe nga katër ekipe. Tre të parat nga çdo grup do të sigurojnë biletën për Eurobasket 2021.
Orari i ndeshjeve të Grupit G:
3 gusht 2019 | Luksemburgu - KOSOVA | ||
7 gusht 2019 | KOSOVA- Britania e Madhe | ||
10 gusht 2019 | Britania e Madhe - Luksemburgu | ||
14 gusht 2019 | KOSOVA- Luksemburgu | ||
17 gusht 2019 | Britania e Madhe - KOSOVA | ||
21 gusht 2019 | Luksemburgu - Britania e Madhe |