FORMACIONET STARTUESE
Prishtina-Vëllaznimi, 5-shet e para
24 February, 2021 @14:47
Me sot po rifillon stinori 2020/21 në Superligë, pas pauzës për Final 8 të Kupës së Kosovës dhe ndeshjeve të kombëtareve në basketboll.
E dueli i parë i ditës luhet mes Prishtinës e Vëllaznimit, ndërsa trajnerët e ekipeve përkatëse do të nisin përballjen me këta lojtarë:
PRISHTINA: Nigel Johnson, Fisnik Rugova, Daneil Lekndreaj, Meriton Ismajli dhe Don Polloshka.
VËLLAZNIMI: Ty Nichols, Cedric Council, Emmanuel Emogbo, Robert Shestani dhe Andi Shehu.
Para ndeshjes, Prishtina ka bilans 6-13, ndërsa Vëllaznimi 4-15.