SUPERKUPA
Prizreni-16, finalisti i parë në Superkupë
3 September, 2021 @17:45
Skuadra e Prizreni-16, duke e mposhtur Pejën me rezultat 96-85, u bë finalisti i parë në Superkupë.
Dardan Berisha shënoi tri herë nga vija e treshit në çerekun e parë, kurse epërsinë e krijuar prej mbi 10 pikëve, Prizreni e ngushtoi deri në 1 pikë në fund të çerekut të parë.
Në çerekun e dytë, Prizreni e mbylli pjesën e parë me 10 pikë epërsi, kurse në çerekun e tretë kontrolli ishte totalisht te skuadra prizrenase.
Loja e mirë e prizrenasve vazhdoi edhe në çerekun e katërt dhe kështu arritën finalen e parë historike në Superkupë.
Ivan Koljevic shkëlqeu me 24 pikë, 9 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Urim Zenelaj me 20 pikë e 7 kërcime.
Te Peja të vetmit me pikë dyshifrore ishin Dardan Berisha e Henrik Siko. Berisha luajti me 26 pikë, kurse Sirko me 22 pikë.
Prizreni në finale të Superkupës do të takohet me fituesin nga dueli Trepça-Ylli.