SUPERKUPA
Trepça “macë e zezë” në miqësore ndaj Yllit, kampioni kërkon finalen
3 September, 2021 @10:53
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në Superkupë, do të luhet në mes të Trepçës dhe Yllit.
Trepça në çerekfinale triumfoi ndaj Rahovecit, kurse Ylli e mposhti Bashkimin.
Këto dy skuadra luajtën 2 ndeshje miqësore para fillimit të Superkupës dhe që në të dy ndeshje kishte triumfuar Trepça. Ylli kësaj radhe do të hyjë me seriozitet më të madh në lojë, pas humbjeve në miqësore, ku do të kërkojë finalen e Superkupës.
Ndeshja do të luhet nga ora 19:00.