Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB PRIZRENI

Prizreni drejt tërheqjes nga Final8?

TOPSPORTI / A.P

Prizreni drejt tërheqjes nga Final8?


7 February, 2020 @20:17

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Prizren, skuadra vendase e Prizrenit u mposht nga Ylli. E kjo ndeshje u përcoll me shumë ankesa të vendasve ndaj gjyqtarëve të ndeshjes, të cilët sipas skuadrës vendase sonte nuk e kryen si duhet detyrën e tyre.

Për më tepër, skuadra e Prizrenit duket që këto ankesa do t’i vazhdojë edhe më tej.

TABELA AKTUALE

Përmes një bisede ekskluzive me Arbnor Rifatin, kryetrajnerin e KB Prizrenit, TopSporti ka mësuar që momentalisht drejtori i klubit dhe bordi po e mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme ku po diskutohet mundësia e tërheqjes së Prizrenit nga Kupa e Kosovës (Final 8), që do të mbahet në Rahovec mes datave 11 dhe 15 shkurt.

Tërheqja e Prizrenit apo çdo vendim tjetër, në rast se vendoset nga bordi, ka përkrahjen edhe të kryetrajnerit, ndërsa e gjitha kjo vjen si reagim ndaj ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët në ndeshjen e sontme.

Se cili do të jetë vendimi i Prizrenit, mbetet të presim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga