Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRE XHIRO PARA FUNDIT TË KLASIFIKIMIT

Qartësohen duelet e PlayOffit në Superligë

TOPSPORI/ A. P.

Qartësohen duelet e PlayOffit në Superligë


1 April, 2019 @12:42

Tashmë, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në përfundim të stinorit të rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll, duken të qarta pozitat e ekipeve dhe vetëm ndonjë befasi shumë e madhe mund të ndërrojë renditjen e skuadrave.

PRISHTINA

E pamposhtur duke synuar rekord historik në stinor të rregullt për të përfunduar kampionatin pa humbje, shkon direkt në gjysmëfinale ku do të pres fituesin e çerekfinales së PlayOffit që del nga dueli mes pozitave 4 dhe 5.

YLLI

Me orarin që ka, vështirë se do t’ia lëshojë këtë pozitë Rahovecit dhe llogaritet si e sigurt në pozitë të dytë, që e plason direkt në gjysmëfinale të PlayOffit. Në gjysmëfinale ndeshet me me fituesin e duelit mes pozitave 3 dhe 6.

RAHOVECI

Përkundër mundit të madh dhe palestrës së re, duket se gjasat janë shuar për të arritur pozitën e dytë edhe pse matematikisht ekzistojnë. Sipas të gjitha gjasave Rahoveci do të përballet me Trepçën në çerekfinale të PlayOffit, ku ekipi që arrin dy fitore së pari kalon në gjysmfinale. Rahoveci do të ketë epërsinë e terrenit vendas.

PRIZRENI

Mund të lëviz, por vështirë që të rrezikojë pozitat 4-5 dhe kështu pritet që në çerekfinale të përballet me Bashkimin. Epërsia e terrenit vendas në këtë duel thuajse nuk ekziston, pasi që të dyja skuadrat luajnë në Sezai Surroi dhe pjesa më e madhe e shikuesve janë neutral. Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me Prishtinën në gjysmëfinale.

BASHKIMI

Bashkimi ka orarin më të lehtë sesa Prizreni në tre xhirot e fundit dhe do të mund të përfundojë stinorin në pozitën e katërt. Por, sipas të gjitha gjasave, kundërshtari do të jetë i njejtë, rivali lokal Prizreni. Cilido ekip që arrin gjysmëfinalen do të përballet me favoritin, Prishtinën, në gjysmëfinale.

TREPÇA

E këndellur vonë dhe me shumë ndërrime në taborin e të huajve maksimalja që arriti ishte pozita e gjashtë, që nuk e bën një stinor për tu lavduar për mitrovicasit. Sidoqoftë, me përforcimet e ditëve të fundit dhe me një befasi në Mizahir Isma të Rahovecit në çerekfinale, do të mund të shpresojnë në gjysmëfinale, ku do t’i pres Ylli.

LIPJANI

Me fitoren e fundit të arritur ndaj Boreas, ekipi debutues në Superligë do të mundohet të shpëtojë stinorin përmes ndeshjes së PlayOutit. Në PlayOut Lipjani pritet të ndeshet me finalistin e PlayOffit të Ligës së Parë. Pra, ekipi që e humb finalen e PlayOffit në Ligë të Parë, do të ndeshet me Lipjanin për të shikuar mundësinë drejt Superligës. Lipjani nëse arrin të mbajë këtë formë dhe basketbollistët që ka aktualisht, s’besohet të rrezikojë statusin elitar edhe për një stinor. Kujtojmë, Lipjani ishte kampion i Ligës së Parë vitin e kaluar dhe këtë stinor ka debutuar në Superligë. Së fundi, ekipi ka bërë edhe palestrën e vetë, pasi që një pjesë të stinorit e luante në Ferizaj dhe Suharekë në ndeshjet si vendas.

BOREA

E ardhur me WildCard në elitë, ekipi i vetëm i mbetur pejan në elitë duket se nuk ka shpëtim. Kriza financiare që e goditi skuadrën në mes të sezonit e la pa basketbollistët standard të ekipit, që shkuan në ekipe tjera, por edhe pa ndihmën e të huajve. Humbjet e fundit me koshdallime tejet të mëdha, vetëm sa konfirmojnë kryerjen e Superligës për ta si humbës, duke rënë në Ligë të Parë.

ÇEREKFINALET E PLAYOFFIT. Nëse nuk ka ndërrime drastike në tabelë, duelet çerekfinale do të jenë këto: Rahoveci - Trepça (deri në dy fitore) dhe Prizreni - Bashkimi (deri në dy fitore).

GJYSMËFINALET E PLAYOFFIT. Prishtina me fituesin e duelit Prizreni-Bashkimi (deri në tre fitore) dhe Ylli me fituesin e duelit Rahoveci-Trepça (deri në tre fitore).

FINALET E PLAYOFFIT. Fituesit e ndeshjve gjysmëfinale, ku epërsinë e terrenit vendas e ka ekipi që ka pasur renditjen më të mirë në tabelë përgjatë stinorit të rregullt. Luhet deri në tre fitore.

PLAYOUT: Lipjani ndaj finalistiti të PlayOffit të Ligës së Parë (ende s’është përcaktuar).

RËNIE NGA LIGA: Borea.


XHIRO 18

Don Bosko përfundon stinorin me fitore

FBK Liga e Parë

Don Bosko përfundon stinorin me fitore

31/03/19 @ 22:31

RAHOVECI - TREPÇA

Rahoveci ‘shkrin’ Trepçën

FBK Superliga

Rahoveci ‘shkrin’ Trepçën

31/03/19 @ 19:17

RAHOVECI - TREPÇA

Trepça ndalet në 4 pikë!

FBK Superliga

Trepça ndalet në 4 pikë!

31/03/19 @ 18:20

PJESA E PARË :RAHOVECI - TREPÇA

Me 11 pikë epërsi mbyllet pjesa e parë

FBK Superliga

Me 11 pikë epërsi mbyllet pjesa e parë

31/03/19 @ 17:42

RAHOVECI - TREPÇA

Ç1: +3 për…

FBK Superliga

Ç1: +3 për…

31/03/19 @ 17:17

STARTING FIVE

Pesëshet e para: Rahoveci - Trepça

FBK Superliga

Pesëshet e para: Rahoveci - Trepça

31/03/19 @ 16:58

BOREA - LIPJANI

Lipjani i ik rënies direkt me rekord

FBK Superliga

Lipjani i ik rënies direkt me rekord

31/03/19 @ 15:49

BOREA - LIPJANI

Ç3: Gati 100 pikë diferencë

FBK Superliga

Ç3: Gati 100 pikë diferencë

31/03/19 @ 15:08

PJESA E PARË: BOREA - LIPJANI

61 pikë dallim pas 20 minutave

FBK Superliga

61 pikë dallim pas 20 minutave

31/03/19 @ 14:34

BOREA - LIPJANI

Ç1: Pësuan vetëm 7 pikë pas 10 minutave

FBK Superliga

Ç1: Pësuan vetëm 7 pikë pas 10 minutave

31/03/19 @ 14:12

VENDIMI I RADHËS

Drita dënohet me 4 ndeshje lojë pa praninë e shikuesve!

FFK Superliga

Drita dënohet me 4 ndeshje lojë pa praninë e shikuesve!

01/05/24 @ 00:34

BETEJA PËR FINALE - KREJTËSISHT E HAPUR

Vini Jr për barazim në superduelin e Ligës së Kampionëve

Champions League

Vini Jr për barazim në superduelin e Ligës së Kampionëve

30/04/24 @ 22:55

NË PRITJE TË SHQYRTIMIT NGA KD

FFK regjistron duelin e ndërprerë Kika-Vushtrria, ku u sulmua referi

FFK Liga e parë

FFK regjistron duelin e ndërprerë Kika-Vushtrria, ku u sulmua referi

30/04/24 @ 22:49

STAR OF THE GAMEWEEK XXXI

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (31)

FFK Superliga

Muhamet Hyseni (Llapi) - Ylli i javës (31)

29/04/24 @ 17:14

PARA VENDIMIT TË RI

Klubet e Premier Ligës pajtohen për shpenzime të kufizuara

Premier League

Klubet e Premier Ligës pajtohen për shpenzime të kufizuara

29/04/24 @ 17:09

PARA EVROPIANIT

Caktohet termini i miqësoreve të Shqipërisë në qershor, para EUROs

Shqipëria

Caktohet termini i miqësoreve të Shqipërisë në qershor, para EUROs

29/04/24 @ 16:53

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (31)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (31)

29/04/24 @ 09:40

E TRETA E VËRTETA?

Trepça perfekte në gjysmëfinale, siguron finalen e tretë radhazi

FBK Superliga

Trepça perfekte në gjysmëfinale, siguron finalen e tretë radhazi

28/04/24 @ 23:58

FERIZAJI FITON

Lideri nuk gabon ndaj 2 Korrikut

FFK Liga e parë

Lideri nuk gabon ndaj 2 Korrikut

28/04/24 @ 21:47

RILINDJA 1974 ME FITORE PËR FRYMËMARRJE

Fitore e madhe, i ikin të rrezikuarve

FFK Liga e parë

Fitore e madhe, i ikin të rrezikuarve

28/04/24 @ 21:41


 
Të gjitha lajmet nga