SUPERLIGA
Radhitja tabelare sipas rezultateve të pjesës pranverore
19 March, 2017 @19:33
Dy skuadrat e para të Superligës, Trepça ‘89 dhe Feronikeli, ende nuk kanë humbur asnjë pikë në stinorin pranveror.
Me ndeshjet e zhvilluara sot, ka përfunduar edhe xhiroja e pestë e stinorit pranveror.
Ndryshe nga Feronikeli, Trepça ‘89 ka edhe dy fitore në dy ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor, që ia rrit serinë e fitoreve në shtatë fitore rresht.
Pas ‘89-shit dhe Niklit, performancën më të mirë në pranverë është duke e treguar skuadra e Besës.
Pejanët nga pesë ndeshjet e zhvilluara në pranverë, kanë shënuar katër fitore dhe kanë pësuar humbje vetëm nga liderja, Trepça ‘89.
Dy skuadrat që po gjenden në zonën e playout-it, Ferizaj dhe Drita, kanë fituar po aq pikë sa Prishtina, ndërsa më pak se këto skuadra kanë fituar pikë ekipet e mesit të tabelës si Drenica, Liria dhe Gjilani.
Zhgënjyese mbetet performanca e nënkampionit vjeshtor, Llapit, që pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në pranverë, ka arritur të tuboj vetëm katër pikë.
Trepça është skuadra e cila ka siguruar vetëm një barazim nga këto 5 ndeshje, derisa Hajvalia ka pësuar humbje në të gjitha ndeshjet.
Radhitja tabelare sipas rezultateve të pjesës pranverore
1 | TREPÇA '89 | 15 pikë | 5F - 0B - 0H | Gol dallimi: 18-3 |
2 | FERONIKELI | 15 pikë | 5F - 0B - 0H | Gol dallimi: 16-3 |
3 | BESA | 12 pikë | 4F - 0B - 1H | Gol dallimi: 9-3 |
4 | PRISHTINA | 7 pikë | 2F - 1B - 2H | Gol dallimi: 8-3 |
5 | FERIZAJ | 7 pikë | 1F - 4B - 0H | Gol dallimi: 2-1 |
6 | DRITA | 7 pikë | 2F - 1B - 2H | Gol dallimi: 4-4 |
7 | DRENICA | 6 pikë | 2F - 0B - 4H | Gol dallimi: 4-12 |
8 | LIRIA | 5 pikë | 1F - 2B - 2H | Gol dallimi: 5-6 |
9 | GJILANI | 5 pikë | 1F - 2B - 2H | Gol dallimi: 3-4 |
10 | LLAPI | 4 pikë | 1F - 1B - 3H | Gol dallimi: 1-4 |
11 | TREPÇA | 1 pikë | 0F - 1B - 4H | Gol dallimi: 4-15 |
12 | HAJVALIA | 0 pikë | 0F - 0B - 5H | Gol dallimi: 4-20 |