VRESHTARËT!

Foto: KFRahoveci/ fb
Rahoveci emëron Emin Bajramin trajner
14 July, 2025 @16:46
Ekipi i Rahovecit, që ra në stinorin 2024/25 nga Liga e Parë në Ligë të Dytë të Kosovës, ditë më parë ka emëruar si trajner të ri të ekipit, Emin Bajramin.
Ky i fundit, në stinorin e kaluar drejtoi Fushë Kosovën, që gjithashtu ra nga Liga e Parë.
Bajrami, është emër i njohur në futbollin e Kosovës, ndërsa më parë në karrierë ka drejtuar edhe ekipe si Ulpiana, ish-Shkëndija e Hajvalisë, etj.
“Klubi i futbollit KF Rahoveci njofton me kënaqësi se ka arritur marrëveshje me trajnerin Emin Bajrami, i cili nga sot do të udhëheq skuadrën tonë si trajner i parë.” — bëri të ditur fillimisht KF Rahoveci në njoftim.
Përndryshe, tash puna e Bajramit do të koncentrohet në rikthim të menjëhershëm të ekipit të vreshtarëve në Ligë të Parë.
“Gjatë karrierës së tij, Bajrami është dalluar për stilin e tij të punës, përgatitjen taktike dhe aftësinë për të ndërtuar skuadra konkurruese me fokus në lojtarët e rinj dhe zhvillimin e tyre.” - tha ndër të tjera njoftimi i bardhekaltërve.
Stinori i ri në Ligë të Dytë të Kosovës në futboll fillon në fund të muajit gusht. Së fundi, atij i është bashkuar edhe Agim Maliqi, në postin e ndihmës-trajnerit.