VËLLAZNIMI - RAHOVECI
Rahoveci fiton dramën ndaj Vëllaznimit
18 October, 2016 @21:11
Rahoveci ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Superligë sonte. Pas dy xhirove, debutuesi në Superligë ka dy fitore dhe i bashkangjitet pjesës së epërme të tabelës me Trepçën, Bashkimin e Pejën!
Skuadra që po drejtohet nga Jeton Nixha ka mposhtur Vëllaznimin si mysafir në Gjakovë, në një ndeshje luftarake dhe dramatike, që iu deshën mbi 40 minuta për të përcaktuar fituesin.
Në vazhdime, në mungesë të 4 lojtarëve të pesëshes së parë Vëllaznimi u mposht, ndërsa Rahoveci iu gëzua fitores.
ÇEREK PAS ÇEREKU
Vëllaznimi e nisi shumë mirë ndeshjen. Në çerekun e parë ekipi i drejtuar nga trajneri Shkumbin Kumnova shënoi 25 pikë duke pranuar 12.
Por në çerekun e dytë Rahoveci u këndell dhe e uli epërsinë për të qenë luftë e barabartë në çerekun e tretë me epërsi të lehtë të ekipit të Jeton Nixhës, që para 10 minutëshit të fundit la rezultatin baraz 53-53 për t’u vendosur gjithçka në çerekun e fundit.
E çereku i fundit shkoi krejtësisht në barazim për t’u vendosur gjithçka në kohën shtesë, pasi që pas 40 minutave lojë ndeshja përfundoi 70-70.
Në vazhdime, Vëllaznimi kishte 4 lojtarë të pesëshes së parë jashtë loje për shkak të 5 gabimeve personale, derisa Rahoveci nuk kishte probleme të tilla.
Ky fakt mjaftoi që Rahoveci si debutant në Superligë të shënojë edhe fitoren e dytë me radhë në elitë dhe aktualisht të ketë bilanc më të mirë edhe se kampioni, Sigal Prishtina.
PERFORMANCAT
Te Rahoveci Muhamed Hasani me përvojë ka shënuar 20 pikë e 4 asistime, ndërsa përveç tij pikë dyshifrore shënuan edhe Valon Bunjaku 17, Artin Gashi 16, Arion Balluku 13 dhe Albatrit Berisha 10.
Në anën tjetër te Vëllaznimi më efikasit sonte kanë qenë: Arian Qallaku me 23 pikë dhe Beqë Kovaçi me 19 të shënuara, të cilëve iu ndihmoi mjaft edhe Fisnik Juniku me 17 sosh.
VËLLAZNIMI
1 | Arian Qallaku (30:13) | 23 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Beq Kovaçi (36:51) | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
3 | Fisnik Juniku (33:01) | 17 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
4 | Blend Matoshi (29:01) | 8 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
5 | Gent Zeka (32:04) | 3 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
6 | Kreshnik Avdija (7:56) | 3 pikë | - | - |
7 | Driton Rraci (17:24) | 2 pikë | 3 asistime | - |
8 | Atik Koshi (17:36) | 0 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
9 | Rinor Pllana (18:05) | 0 pikë | 1 kërcim | - |
10 | Leutrim Berisha (1:41) | 0 pikë | - | - |
11 | Dardan Brovina (1:01) | 0 pikë | - | - |
12 | Drin Domi | - | - | - |
RAHOVECI
1 | Muhamed Hasani (39:34) | 20 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
2 | Valon Bunjaku (39:03) | 17 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
3 | Artin Gashi (28:47) | 16 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Arion Balluku (29:08) | 13 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
5 | Albatrit Berisha (26:44) | 10 pikë | 2 kërcime | - |
6 | Driton Bajrami (18:25) | 8 pikë | 3 kërcime | - |
7 | Ardit Beqiri (8:41) | 2 pikë | 1 kërcime | 2 asistime |
8 | Mustafë Merovci (2:45) | 1 pikë | - | - |
9 | Ujkan Karanezi (20:42) | 0 pikë | 6 kërcime | - |
10 | Besnik Sharku (11:05) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
11 | Albion Metballa | - | - | - |
12 | Berat Mullabazi | - | - | - |