TREPÇA-KARPOS SOKOLI
Trepça kthehet në fund, Scott vendimtar për fitoren
18 October, 2016 @20:54
Skuadra e Trepçës ka shënuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike.
Pas humbjes në ndeshjen e parë nga Tirana, mitrovicasit janë këndellur me fitoren në shtëpi ndaj skuadrës maqedonase, Karpos Sokoli.
Ndeshja filloi mirë për basketbollistët e Trepçës, të cilët krijuan epërsi prej 7-2 në fillim të saj, ndërsa në vijim mysafirët kaluan në epërsi për ta përmbyllur çerekun e parë me rezultat 20-25 në të mirë të tyre.
Këtë epërsi Karposi arriti ta mbajë deri në çerekun e tretë kur Trepça me pikët e malaziasit Ljujic kaloi në epërsi, 47-46, por më pas mysafirët përsëri udhëheqën në rezultat me epërsi të ngushtë.
Por në momentet më vendimtare, në skenë doli amerikani Montreal Scott, i së pari me një tre pikësh, e pastaj me dy pikë të tjera dhe shënime nga gjuajtjet e lira, ia sjelli fitoren e merituar Trepçës, me rezultat të ngushtë 82-80.
Pikërisht Scott ishte edhe koshashënuesi më i mirë në ndeshje duke shënuar gjithsej 24 pikë, derisa atë e ndjeku amerikani i Karposit, Kendrick Perry, me 17 pikë të shënuara.
Ndryshe nga Trepça që e shijoi fitoren e parë në Ligën Ballkanike me këtë ndeshje, Karposi mbetet pa fituar në këtë garë edhe pas xhiros së dytë.
Ndeshjen e radhës Trepça e luan kundër skuadrës tjetër nga Maqedonia, Feni Industries, derisa Karposi do të jetë mysafire e Pejës.
TREPÇA
1 | Montreal Scott (34:26) | 24 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Samir Zekiqi (28:41) | 16 pikë | 3 kërcime | 1 asistime |
3 | Frederic Stutz (28:17) | 12 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
4 | Mise Diminic (19:56) | 10 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Jeremy Wise (30:22) | 9 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Besnik Azemi (14:35) | 6 pikë | 5 kërcime | - |
7 | Nikola Ljujic (29:19) | 5 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Valdrin Haxhiu (14:15) | 0 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
9 | Agon Selmani (0:04) | 0 pikë | - | - |
10 | Burim Zekiqi | - | - | - |
11 | Arian Tahiri | - | - | - |
12 | Arian Mehmeti | - | - | - |
KARPOS SOKOLI
1 | Kendrick Perry (36:53) | 17 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
2 | Uros Duvjak (25:37) | 16 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Dragan Zekovic (22:35) | 12 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
4 | Dragan Labovic (24:53) | 8 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
5 | Filip Bakoch (12:11) | 7 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
6 | Zoran Vrkic (28:46) | 6 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
7 | Darko Sokolov (13:24) | 4 pikë | - | - |
8 | Ivan Sapundjiev (10:46) | 4 pikë | - | - |
9 | Igor Penov (22:19) | 3 pikë | - | - |
10 | Damjan Jakimovski (2:31) | 3 pikë | - | - |
11 | Andreja Atanasov | - | - | - |
12 | Darko Najdovski | - | - | - |