PARA NDESHJES CLUJ-PEJA
Trajneri i Cluj-it, tregon lojtarët që i njeh te Peja
18 October, 2016 @15:56
Skuadra e Pejës nesër do ta zhvillojë ndeshjen e saj të parë historike në garat e FIBA Europe Cup.
Verdhezinjtë do të ndeshen me skuadrën rumune, Cluj Napoca, e cila gjithashtu është debutuese në këtë garë.
Trajneri i skuadrës rumune, Mihai Silvasan, para ndeshjes me Pejën ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Cluj-it, ku ka përmendur edhe disa emra të skuadrës pejane, për të cilët ka njohuri të mëparshme.
”Është ndeshja e parë në FIBA Europe Cup, një garë ku ne dëshirojmë të shkojmë sa më larg dhe synimi i parë është kualifikim nga faza e parë grupore. Ne e kemi shikuar skuadrën nga Kosova, e cila ka shënues shumë të mirë me aftësi mjaft të mira individuale. Dy nga ta i njohim shumë mirë, Nuhanovic dhe Dahlman, të cilët kanë luajtur në Rumani, por edhe trajnerin e tyre, Todorov, i cili vitin e kaluar e drejtoi skuadrën e Dinamo Bukureshtit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, veçanërisht pasi ne vijmë me motiv jo të mirë nga humbja e fundit në kampionat, por duhet të jemi profesionalë dhe të qëndrojmë të fokusuar për ta bërë punën tonë sa më mirë, natyrisht,” tha trajneri Silvasan.
Ndeshja ndërmjet Pejës dhe skuadrës Cluj Napoca luhet nesër (e mërkure) nga ora 19:30 në Rumani.