RAHOVECI - BASHKIMI

Rahoveci kërkon fitore për pozitën e dytë
27 March, 2021 @9:06
Ndeshja e dytë e ditës së sotme në Superligë, do të luhet në mes të Rahovecit dhe Bashkimit.
Rahoveci dëshiron fitoren për t’u ngritur në dy vendet e para që dërgojnë direkt në gjysmëfinale, derisa edhe Bashkimit i nevojitet fitorja për t’u rehatuar nga ndjekësit më të afërt që po e kërkojnë Play Offin.
Ndeshja fillon nga ora 19:00.
Rahoveci gjendet në pozitën e tretë me 16 fitore e 9 humbje, kurse Bashkimi me 11 fitore e 14 humbje është në pozitën e pestë.