SHIKUESHMËRIA NË FUNDJAVË
Rahoveci mblodhi më së shumti shikues në fundjavë
20 March, 2018 @16:04
Pas përballjeve të zhvilluara në xhiron e XXIII të Superligës së Kosovës, sipas raporteve të ndeshjeve, në Informatorin Nr 23 të elitës së basketbollit është parë që Rahoveci ka mbledhur më së shumti adhurues këtë fundjavë.
Në përballjen derbi, ndërmjet Rahovecit dhe Yllit janë regjistruar një mijë shikues në tribuna, që është më shumë sesa në të gjitha përballjet tjera bashkë.
Këtu natyrisht, duhet të theksohet se Rahoveci nuk ka palestër të veten dhe ndeshjet i zhvillon në Shani Nushi të Gjakovës - që do të thotë se adhuruesit e ekipit kanë udhëtuar për në derbi!
Katërqind shikues janë regjistruar në përballjen Prishtina-Peja, ndërsa nga 200 në ndeshjet Trepça-Kerasan dhe Borea-Bashkimi, që në total e çon numrin e shikuesve të Superligës këtë fundjavë në 1 mijë e 800.